Gabriel kërkon leje për të vizituar bazën ajrore Inxhrlik
Ministri i jashtëm gjerman tha në një intervistë me një gazetë gjermane se përfaqësuesit e vendit të tij mund në çdo kohë dhe sa herë që dëshirojnë të zhvillojnë takime në bazën ajrore Inxhirlik.
Sipas agjencisë së lajmeve fars, Sigmar Gabriel, i ka thënë gazetës gjermane Bild Am Zuntag se Turqia duhet t’i japë leje për të vizituar bazën Inxhirlik. Ministri i jashtëm gjerman ka thënë: Në rast se Turqia për shkak të politikave të brendshme nuk dëshiron ose nuk mund t’i jap leje përfaqësuesve për të vizituar Inxhirlikun, në këtë rast duhet që pa tension t’i tërheqim forcat tona nga kjo bazë. Më herët. Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu ka thënë se vendi i tij nuk do të lusë Gjermaninë që të qëndrojë në bazën ajrore në Inxhirlik në jug të Turqisë. “Nëse dëshirojnë të shkojnë, kjo iu takon atyre dhe ne nuk do t’i lutim që të qëndrojnë”, ka thënë kryediplomati turk.