Zbulohet identiteti i terroristëve që kryen sulmin në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52538-zbulohet_identiteti_i_terroristëve_që_kryen_sulmin_në_londër
Policia angleze ka bërë të ditur identitetin e autorëve që kryen sulmin terrorist në Londër dhe lanë të vrarë 7 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 06, 2017 03:53 Europe/Tirane
  • Zbulohet identiteti i terroristëve që kryen sulmin në Londër

Policia angleze ka bërë të ditur identitetin e autorëve që kryen sulmin terrorist në Londër dhe lanë të vrarë 7 persona.

Dy personat që kryen sulmin terrorist të së shtunës në Londër janë identifikuar nga policia. Khuram Butt, 27 vjeç, ishte i martuar me fëmijë dhe jetonte në Barking, në lindje të Londrës prej disa vitesh. Sulmuesi tjetër u emërua si Rachid Redouane, 30-vjeç. Të dy personat si dhe një sulmues tjetër u vranë nga policia, pasi qëlluan për vdekje 7 persona dhe plagosën 48 të tjerë. Ata ishin autorët që drejtuan automjetin kundër këmbësorëve në Urën e Londrës përpara se të qëllonin disa njerëz me thikë rreth “Borough Market”. Nga sulmet, 36 persona përfunduan në spital, 18 prej të cilëve në gjendje kritike. Policia tha se Butt ishte një shtetas britanik i lindur në Pakistan, ndërsa Redouane, i cili gjithashtu jetonte në Barking, pretendonte të ishte maroken-libian. Ndihmësi Komandanti Mark Roëley tha se: Hetimet janë në vazhdim për të konfirmuar identitetin e bashkëpunëtorit të tyre.