Kerry paralajmëron për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit
(last modified Tue, 06 Jun 2017 12:51:44 GMT )
Qershor 06, 2017 14:51 Europe/Tirane
  • Kerry paralajmëron për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit

Ish-sekretari amerikan i shtetit ka paralajmëruar në lidhje me vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Xhon Kerry, ish-sekretari amerikan i shtetit, të hënën në mbrëmje deklaroi se vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit, do të dërgojë këtë mesazh iranianëve se marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nuk ka kurrfarë dobie. Kjo është në kohën kur komiteti për marrëdhënie të jashtme në Senatin e Amerikës ka miratuar një plan i cili e lejon presidentin e Amerikës për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit. Ish-sekretari amerikan i shtetit njëkohësisht me këtë është shprehur optimist se Donald Trump do të ketë veshë për të dëgjuar kritikat rreth politikave të qeverisë së këtij vendi. Plani për sanksione të reja kundër Iranit nesër do të paraqitet në Senat në emër të të ashtuquajturës "veprimtari destabilizuese të Iranit". Edhe pse përkrahësit e planit për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit me pretekst të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe veprimtarive terroriste pretendojnë se ky plan nuk krijon pengesa në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, mirëpo disa analistë mendojnë se ky plan krijon rrethanat për shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe kanë paralajmëruar për pasojat e miratimit të këtij plani.

Tags