Gjermani, masa të ashpra antiterrorizëm. Mbikëqyren edhe të miturit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52570-gjermani_masa_të_ashpra_antiterrorizëm._mbikëqyren_edhe_të_miturit
Pas sulmit të fundit terrorist në Londër, Gjermania po diskuton për marrjen e masave më të ashpra mbikëqyrjeje në mjedisin islamik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2017 16:19 Europe/Tirane
  • Gjermani, masa të ashpra antiterrorizëm. Mbikëqyren edhe të miturit

Pas sulmit të fundit terrorist në Londër, Gjermania po diskuton për marrjen e masave më të ashpra mbikëqyrjeje në mjedisin islamik.

Nën vëzhgim do të jenë edhe të miturit. Koalicioni qeverisës vendosi ta ulë nga 18, në 14 vjeç moshën e personave që mund të monitorohen dhe hetohen, ndërsa landi i Bavarisë shkoi edhe më tej, me pretendimet që në rast dyshimi, në vëmendjen e organeve hetimore të vendosen edhe të mitur të moshës 12 vjeç. Kjo mund të ndodhë sidomos nëse ka dyshime konkrete, se fëmijët mund të jenë përfshirë në mjedise të rrezikshme. Megjithatë, kryetarja e Këshillit gjerman të Federatës, kryeministrja e landit Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer e kritikoi propozimin e bërë nga ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, për ta ulur edhe më tej moshën e personave që mund të mbikëqyren. Sipas saj, vërtet është një realitet i hidhur që fëmijët radikalizohen me qëllim, po më e rëndësishme është të investohet në masa parandaluese. Të dhënat e organeve gjermane të Mbrojtjes Kushtetuese tregojnë se ISIS  i ka shtuar në mënyrë të veçantë përpjekjet për rekrutimin e grave dhe fëmijëve.