“Kjo është për Sirinë”, sulmuesi godet me çekiç policët në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52572-kjo_është_për_sirinë_sulmuesi_godet_me_çekiç_policët_në_paris
Policia franceze ka qëlluar me armë dhe ka plagosur një burrë, i cili sulmoi me një çekiç tre oficerë policie afër katedrales së famshme Notre Dame të Parisit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 06, 2017 20:50 Europe/Tirane
  • “Kjo është për Sirinë”, sulmuesi godet me çekiç policët në Paris

Policia franceze ka qëlluar me armë dhe ka plagosur një burrë, i cili sulmoi me një çekiç tre oficerë policie afër katedrales së famshme Notre Dame të Parisit.

Gjatë sulmit, ai bërtiste “kjo është për Sirinë”. Burri që plagosi vetëm njërin nga policët ishte gjithashtu i armatosur me dy thika, sipas mediave franceze. Një nga oficerët u godit në kokë me çekiç, duke bërë që policia të hapte zjarr ndaj sulmuesit. Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb, u tha gazetarëve tha se “burri erdhi pas punonjësve të policisë dhe nisi t’i qëllonte ata. Kolegët reaguan me qetësi dhe e qëlluan”. Sulmuesi kishte kërcënuar edhe kalimtarët para se të sulmonte tre oficerët e policisë. Kolomb tha se njeriu mbante kartën e identitetit të një studenti algjerian dhe dukej se kishte vepruar vetëm. Policia e Parisit ka kërkuar nga banorët që të shmangin zonën. Policia ka konfirmuar se oficeri është plagosur gjatë sulmit, raportoi Reuters. Dëshmitarët thanë se panë një njeri të shtrirë në tokë në vendngjarje. Parisi është nën siguri të lartë pas një vargu të sulmeve ekstremiste islamike në vitet e fundi.