Pengmarrje në New Castle
Qershor 09, 2017 17:09 Europe/Tirane
Policia angleze njoftoi për një pengmarrje në një qendër profesionale në qytetin New Castle.
Sipas policisë, një person me thikë ka marrë peng disa njerëz në qendrën profesionale të New Castle. Policia vazhdon përpjekjet për lirimin e pengjeve ndërkohë që deri tani nuk dihet identiteti i agresorit. Me këtë pengmarrje, Britania brenda një jave ka përjetuar 3 sulme me thika. Të shtunën disa persona me makinë dhe thika kanë sulmuar njerëzit në urën e Londrës duke vrarë 7 dhe plagosur shumë të tjerë.