Komisari ekonomik i Evropës: Theresa May ka humbur lojën
Komisari për çështjet ekonomike të BE duke reaguar ndaj zgjedhjeve në Angli dhe pamundësisë së partisë konservatore për të fituar shumicën, tha se liderja e kësaj partie ka humbur lojën.
Pier Moskovici tha se Theresa May kishte si synim të forconte pozitën e saj mirëpo tani ajo nuk ndodhet në gjendje të mirë. Me 319 ndenjëse në Parlament, Partia Konservatore e Theresa May konfirmohet forcë e parë në Britaninë e Madhe, por qeveria e re britanike do të jetë në koalicion me Partinë Demokrate për Bashkimin. May ka premtuar se udhëheqja e re do të çojë përpara vendin dhe bisedimet e rëndësishme të Brexit. Ndërkohë, Partia Laburiste do të ketë 261 ndenjëse në Parlamentin britanik. Theresa May merr mandatin për krijimin e qeverisë, edhe pse partia e saj humbet shumicën në parlament. May vizitoi në mesditë Mbretëreshën Elizabeth në Pallatin Buckingham dhe më pas nga Doëning Street, ajo deklaroi se vetëm partia e saj mund të formonte një administratë legjitime bashkë me Partinë Demokrate për Bashkimin për të qeverisur vendin. Sipas May, proçesi i Brexit do të vijojë ashtu siç ishte planifikuar më parë.