Iftar në kryeministrinë japoneze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52860-iftar_në_kryeministrinë_japoneze
Kryeministri i Japonisë ka mbajtur një iftar në godinën e kryeministrisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2017 04:31 Europe/Tirane
  • Iftar në kryeministrinë japoneze

Kryeministri i Japonisë ka mbajtur një iftar në godinën e kryeministrisë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia NHK sipas të cilës në këtë iftar janë ftuar diplomatë dhe përfaqësues nga 38 vende të botës. Ministria e jashtme e Japonisë ka cituar kryeministrin Shinzo Abe të ketë thënë se vlerat islame dhe shpirti islam që respekton vlerat e popullit japonez janë të shumta. Nga viti 2005 e deri më sot çdo vit kryeministria japoneze mban iftar për të ftuarit nga vende të ndryshme të botës.