Fitorja e Markon në zgjedhjet e Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52988-fitorja_e_markon_në_zgjedhjet_e_francës
Presidenti i Francës dhe partia e tij, deri tani kanë dalë fitues në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në këtë vend. Partia e qendrës e presidentit Emmanuel Macron duket në rrugën e duhur për të arritur një fitore dërrmuese në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 12, 2017 04:58 Europe/Tirane
  • Fitorja e Markon në zgjedhjet e Francës

Presidenti i Francës dhe partia e tij, deri tani kanë dalë fitues në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në këtë vend. Partia e qendrës e presidentit Emmanuel Macron duket në rrugën e duhur për të arritur një fitore dërrmuese në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë.

Pas mbylljes së kutive të votimit, projeksionet e para tregojnë se partia Republika në Marshim do të fitojë më shumë se 400 vende në Asamblenë Kombëtare me 577 deputetë. Partia e Macron u themelua vetëm një vit më parë dhe siç premtoi, duket se po sjell një revolucion në botën politike franceze. Shumica e kandidatëve të republikës në Marshim kanë pak ose fare eksperiencë politike, por francezët i kanë besuar. Megjithatë, nota negative e zgjedhjeve është pjesëmarrja e ulët që nuk arriti dot 50%, diçka që sipas analistëve tregon se rivalët e Macron ishin dorëzuar që pa u hedhur votat. Ndërsa Macron shkon drejt fitores dërrmuese, në krahun tjetër të medaljes, socialistët që ishin në pushtet, po pësojnë një shfarosje politike. Dobët u paraqit edhe fronti nacional që nuk arriti pritshmëritë. Opozita e vetme ndaj Macron në zgjedhje duket se ka ardhur nga Republikanët që parashikohet të marrin 20% të votave. Që para zgjedhjeve, Marcon kishte kërkuar shumicën, pasi vetëm ajo do ta lejojë që të realizojë ndryshimet e premtuara në fushatë. Raundi i dytë i zgjedhjeve zhvillohet të dielën e ardhshme.