Zgjedhjet lokale në Itali, humbje e thellë e Lëvizjes 5 yje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53042-zgjedhjet_lokale_në_itali_humbje_e_thellë_e_lëvizjes_5_yje
Janë zhvilluar këtë fundjavë në Itali zgjedhjet lokale në 1004 komuna. Rreth 9 milionë italianë janë thirrur në votime për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë në 25 kryeqëndra rajonesh e provincash.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 12, 2017 17:31 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet lokale në Itali, humbje e thellë e Lëvizjes 5 yje

Janë zhvilluar këtë fundjavë në Itali zgjedhjet lokale në 1004 komuna. Rreth 9 milionë italianë janë thirrur në votime për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë në 25 kryeqëndra rajonesh e provincash.

Lëvizja 5 yje ka shënuar një humbje të thellë duke mos fituar në asnjë nga qytetet e mëdha e madje as dhe në Gjenova, qyteti i lindjes i Beppe Grillos liderit të kësaj force politike. Lëvizja 5 Yje gjithashtu ka mbetur jashtë dhe nga ballotazhi elektoral në shumicën e këtyre komunave i përcaktuar nga rezultati i zgjedhjeve e që priten të zhvillohen  më datë  25 gusht mes kandidatëve të qëndrës së djathtë e të qëndrës së majtë italiane. Pjesëmarrja në këto votime ka qënë rreth 60.7 % duke shënuar një ulje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të cilat kanë shënuar rreth një pjesëmarrje në 66,85% . I vetmi qyetet i cili ka mundur të rikonfermoj në këto votime kryetarin e ardhshëm të Bashkisë pa patur nevoj për sfidën e ballotazhit,  ka qënë qyteti i Palermos me Leoluca Oralndin i cili kandidoj me një listë të qëndrës së majtë italiane por pa simbole politike. Lëvizja 5 yje ka shënuar në flop të vërtetë në këto zgjedhje lokale duke mos mundur të fitoj në asnjë qytet e komunë.