BE kërkon tempo për Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53088-be_kërkon_tempo_për_brexit
Pas goditjes së konservatorëve në zgjedhjet në Britaninë e Madhe është e paqartë koha për fillimin e negociatave të Brexit. Por BE kërkon qartësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2017 12:24 Europe/Tirane
  • BE kërkon tempo për Brexit

Pas goditjes së konservatorëve në zgjedhjet në Britaninë e Madhe është e paqartë koha për fillimin e negociatave të Brexit. Por BE kërkon qartësi.

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe nuk kanë vendosur ndonjë datë konkrete për fillimin e negociatave të Brexit në bisedimet e para mes tyre, sipas diplomatëve të Brukselit. Por pas 19 qershorit do të duhej të flitej më konkretisht për kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga unioni. Tani për shkak të vështirësive në krijimin e qeverisë në Britaninë e Madhe duket se do të ketë shtyrje. Theresa May është e preokupuar me gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit me partinë unioniste demokratike, DUP për krijimin e qeverisë së re.

"Nuk kemi kohë të humbasim"

BE paralajmëron nga shtyrja e negociatave për Brexit. Kryendërmjetësuesi i BE, Michel Barnier u shpreh për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung" se tre muaj pas kërkesës për daljen nga unioni, britanikët "më në fund duhet të negociojnë". "Nuk kemi kohë të humbasim."