OKB: Nuk ekziston optimizëm për t'i dhënë fund krizës së Ukrainës
Kmisariati i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut të martën në raportin e tij tha se kriza e Ukrainës deri më tani ka shkaktuar vrasjen e 10 mijë personave dhe plagosjen e 24 mijë të tjerëve, por akoma nuk ekziston kurrfarë shprese për përfundimin e kësaj krize në këtë vend.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Komisariati i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut deklaroi se vazhdimi i përleshjeve të dhunshme dhe neglizhenca e të dy palëve të përfshira në konflikt për respektimin e marrëveshjes së armëpushimit, kanë shkaktuar vrasjen e 36 personave dhe plagosjen e 157 personave të tjerë gjatë tre muajve të kaluara që në krahasim me tre muajt e mëparshëm, numri i viktimave është shtuar me 48%. Në raportin e kësaj organizate ndërkombëtare, gjithashtu, është raportuar për sulme të kryera ndaj objekteve civile si shkollave, spitaleve dhe objekteve të infrastrukturës, të cilat kanë vështirësuar mbrojtjen e civilëve. Ky raport gjithashtu parashikon shtimin e përleshjeve mes palëve të përfshira në konfliktin e Ukrainë gjatë stinës së verës.