Londër, 6 të vdekur nga zjarri masiv, shpallet gjendjen e jashtëzakonshme
Pas shpërthimit të zjarrit të madh në një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës, bashkia e këtij qyteti ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Gjashtë persona raportohen të kenë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë ndodhen në spital për shkak të zjarrit që përfshiu ndërtesën gjigande 24 katëshe në perëndim të Londrës. Policia londineze ka deklaruar se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Zjarrfikësit shpëtuan shumë banorë, por kryebashkiaku i qytetit, Sadiq Khan u shpreh se shumë të tjerë nuk kanë mundur të gjenden. Godina 24-katëshe, ende në zjarr, rrezikon të shembet. Flakët në kullën Grenfell u raportuan në orën 00:54 të mëngjesit, referuar kohës verore britanike. Dëshmitarët treguan momentet e tyre të tmerrit, teksa thanë se ata panë drita të banorëve ende të bllokuar në godinë, të cilët kërkonin ndihmë nga dritaret e tyre. Shkaku i këtij incidenti të paprecedent është ende i panjohur, dhe është ende herët të spekulohet. Godina i ishte nënshtruar një rinovimi 2-vjeçar që përfundoi vitin e kaluar. Grupi që zotëron kullën kishte lajmëruar se blloku përbënte rrezik për zjarr dhe banorët kishin paralajmëruar se aksesi në vend për mjete të emergjencës ishte “shumë i kufizuar”.