BE hap dosje penale ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke
Meqenëse Hungaria, Polonia dhe Çekia nuk u kujdesën për shpërndarjen e azilantëve në BE, Komisioni i BE do të hapë procedurën për shkelje të kontratës.
Hungaria ka njoftuar tashmë se do ta kundërshtojë atë. Nëpunësit e Brukselit duan të procedojnë kundër Hungarisë, Polonisë dhe Çekisë me një të ashtuquajtur proces për shkelje të kontratës. Arsyeja për këtë është kundërshtimi i tre vendeve të BE-së që të marrin pjesë në shpërndarjen nga Italia dhe Greqia e azilkërkuesve. Komisari i BE-së për Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, akuzoi Budapestin, Varshavën dhe Pragën se kanë nëpërkëmbur solidaritetin evropian. Ministrat e Brendshëm te BE-së, kishin vendosur në Shtator të vitit 2015, pavarësisht kundërshtimit të shumë vendeve Evropiano-Lindore, që të shpërndanin në vendet e BE-së 160 mijë azilkërkues që kishin mbërritur në Itali dhe Greqi. Kjo do të realizohej sipas një sistemi në bazë kuotash dhe do të përfundonte deri në Shtator të vitit 2017. Komisari Dimitris Avramopoulos thotë se në shpërndarjen e azilantëve nuk mund të ketë përjashtime.