Polonia, Hungaria, Çekia mund të gjobiten nga Gjykata Europiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53250-polonia_hungaria_Çekia_mund_të_gjobiten_nga_gjykata_europiane
Komisioni Europian ka nisur procedime ligjore kundër tre shteteve anëtare të BE-së, të cilat refuzuan të pranonin refugjatët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2017 16:01 Europe/Tirane
  • Polonia, Hungaria, Çekia mund të gjobiten nga Gjykata Europiane

Komisioni Europian ka nisur procedime ligjore kundër tre shteteve anëtare të BE-së, të cilat refuzuan të pranonin refugjatët.

Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke janë akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre të përcaktuara në një plan të vitit 2015 për të zhvendosur emigrantët nga Italia dhe Greqia – shtete në vijën e parë të krizës së emigrimit me të cilën blloku u përball. Komisioni tashmë po fillon të zbatojë procedurat kundër tre vendeve, gjë që do t’i lejojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë të vendosë edhe gjoba shteteve që nuk ndihmuan në lehtësimin e krizës. Republika Çeke dhe Polonia kanë kundërshtuar procedurat ligjore dhe kanë kërcënuar të marrin masa kundër sanksioneve të Komisionit. Plani i Bashkimit Europian që u arrit në 2015 për të rivendosur 160.000 azil-kërkues, është parë si një akt solidariteti. Sidoqoftë, vendet anëtare janë treguar të ngadalta në pranimin e kuotave të caktuara të refugjatëve ose kanë refuzuar të përmbushin detyrimet. Data për përfundimin e kësaj skeme është shtatori i këtij viti.