Shtohet numri i të arrestuarve për terrorizëm në Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53290-shtohet_numri_i_të_arrestuarve_për_terrorizëm_në_bashkimin_evropian
Policia e Bashkimit Evropian "Europol" të enjten ka deklaruar se numri i arrestimeve të lidhura me "terrorizmin takfirist" në Bashkimin Evropian gjatë dy viteve të kaluara gati është dyfishuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 16, 2017 04:12 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i të arrestuarve për terrorizëm në Bashkimin Evropian

Policia e Bashkimit Evropian "Europol" të enjten ka deklaruar se numri i arrestimeve të lidhura me "terrorizmin takfirist" në Bashkimin Evropian gjatë dy viteve të kaluara gati është dyfishuar.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Europol ka publikuar një raport në lidhe terrorizmin në Bashkimin Evropian dhe ka deklaruar se në vitin 2016, janë arrestuar 718 persona të dyshuar për lidhje me "terrorizmin takfirist". Kjo është në kohën kur në vitin 2014, nga gjithsej 1002 persona që janë arrestuar në Bashkimin Evropian në lidhje me "veprimtarit terroriste", 395 persona ishin arrestuar të dyshuar për lidhje me "terrorizmin takfirist". Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Britanisë, numri i personave të arrestuar në këtë vend për krimet në lidhje me terrorizmin në periudhën mars 2016- mars 2017 ka arritur në 304, duke shënuar një rritje me 18 për qind në krahasim në periudhën e një viti më parë. Ministria ka njoftuar se kjo shifër është e nivelit më të lartë që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 e deri tani. Sipas të dhënave, është rritur edhe numri i personave të bardhë të arrestuar, ku për periudhën mars 2015-mars 2016 kjo shifër ka qenë në 68 të bardhë të dyshuar, ndërsa për periudhën mars 2016-mars 2017 ka shënuar një rritje me 66 për qind duke, arritur në 113.