OKB nuk do të përfshihet në referendumin kurd
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53304-okb_nuk_do_të_përfshihet_në_referendumin_kurd
Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se nuk do të "përfshihen në asnjë mënyrë" në referendumin për pavarësi në një rajon kurd të veri të Irakut, që është planifikuar të mbahet në shtator.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2017 13:15 Europe/Tirane
  • OKB nuk do të përfshihet në referendumin kurd

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se nuk do të "përfshihen në asnjë mënyrë" në referendumin për pavarësi në një rajon kurd të veri të Irakut, që është planifikuar të mbahet në shtator.

Misioni i posaçëm i OKB-së, ka hedhur dyshime mbi kredibilitetin e votës, gjë që ka ngjallur kritika nga qeveria qendrore në Bagdad, vendet perëndimore, Turqia dhe Irani. Javën e kaluar, presidenti i rajonit kurd, Masoud Barzani, ka thënë se votimi do të përcaktojë nëse rajoni kurd do të shkëputet nga Iraku. Votimi do të mbahet në rajonin kurd dhe në zonat që pretendohen nga të dy palët, kurdët dhe Bagdadi. Këto zona të diskutueshme, duke përfshirë edhe qytetin e naftës në Kirkuk, kanë qenë nën kontrollin e kurdëve që kur forcat peshmerga kurde kanë rimarrë territorin në veri dhe perëndim të Irakut pasi ishte pushtuar nga grupi terrorist ISIS..