Vdiq Helmut Kohl
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53356-vdiq_helmut_kohl
Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz, shkruan gazeta Bild.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 17, 2017 04:45 Europe/Tirane
  • Vdiq Helmut Kohl

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz, shkruan gazeta Bild.

Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998), duke e bërë atë kancelarin gjerman më të gjatë që prej Bismarkut. Shumë personalitete politike evropiane dhe botërore kanë reaguar ndaj këtij lajmi duke përshkruar karakterin e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claud Juncker ka reaguar sot ndaj lajmit për vdekjen e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, duke thënë se Kohl ishte simbol i vetë thelbit të Evropës. Kohl, i cili konsiderohet më meritori për bashkimin e Gjermanisë, ndërroi jetë sot në moshën 87-vjeçare. Siç është transmetuar në faqen e "Bild", Kohl vdiq në orët e mëngjesit në shtëpinë e tij në Ludvigshafen. Ai ishte kancelar nga viti 1982 deri 1998. Kohl mori iniciativën për bashkimin e Gjermanisë dhe ishte “fuqi nismëtare” e vendosjes së valutës së përbashkët, duke bindur gjermanët skeptikë që të heqin dorë nga marka. Autori i bashkimit të serishëm të Gjermanisë në vitin 1990, Kohl pas Luftës së Dytë Botërore kishte katër mandate të njëpasnjëshme si kancelar shteti. Që nga viti 2008 ishte në karrocë invalidi pas një rrëzimi serioz, shkruan Reuters. Ish-presidenti amerikan George Bush e ka përshkuar Helmut Kohl si liderin më të madh të pjesës së dytët të shekullit 20. Kohl ishte pro zgjerimit të Evropës në lindje dhe së bashku me presidentin francez Francois Miterrand ishte arkitekti kryesor i marrëveshjes së Mastrihtit dhe euros.