Presidenti i Francës takohet me mbretin e Jordanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53584-presidenti_i_francës_takohet_me_mbretin_e_jordanisë
Presidenti i Francës dhe mbreti i Jordanisë janë takuar në pallatin Elize dhe kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale dhe globale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 20, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Presidenti i Francës takohet me mbretin e Jordanisë

Presidenti i Francës dhe mbreti i Jordanisë janë takuar në pallatin Elize dhe kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale dhe globale.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se mbreti Abdullah i II-të i Jordanisë dhe Emmanuel Macron, presidenti i Francës, gjatë këtij takimi kanë diskutuar marrëdhëniet bilaterale mes Parisit dhe Amanit, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, luftën kundër terrorizmit dhe krizën e Katarit. Situata në rajonin e Lindjes së Mesme, sidomos kriza në Siri, ishin tema të tjera që janë diskutuar në takimin e presidentit të Francës me mbretin e Jordanisë. Në këtë kuadër, mbreti Abdullah i II-të i Jordanisë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Francës, theksoi nevojën për mbështetjen ndaj Parisit përball sulmeve terroriste. Presidenti i Francës në këtë konferencë për shtyp theksoi zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike me Jordaninë.