Dita Botërore e Refugjatëve: Mbi 65 milionë njerëz të zhvendosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53626-dita_botërore_e_refugjatëve_mbi_65_milionë_njerëz_të_zhvendosur
Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve. Kjo ditë synon të kthejë vëmendjen te miliona familje që detyrohen të ikin nga shtëpitë, për shkak të konflikteve apo keqtrajtimeve të ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2017 19:21 Europe/Tirane
  • Dita Botërore e Refugjatëve: Mbi 65 milionë njerëz të zhvendosur

Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve. Kjo ditë synon të kthejë vëmendjen te miliona familje që detyrohen të ikin nga shtëpitë, për shkak të konflikteve apo keqtrajtimeve të ndryshme.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara publikoi të hënën raportin vjetor, i cili nxori në pah se 65.6 milionë njerëz në botë janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brendapërbrenda vendeve të tyre. Komisionari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se diplomacia ndërkombëtare ka dështuar. “Bota duket se është bërë e paaftë për të arritur paqe", tha Grandi. Lufta civile në Siri mbetet burimi më i madh i të zhvendosurve – me 12 milionë njerëz, apo dy të tretat e popullsisë.