Macron urdhëron formimin e qeverisë së re të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53650-macron_urdhëron_formimin_e_qeverisë_së_re_të_francës
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar kryeministrin Edouard Philippe për formimin e kabinetit në vend, i cili kishte dhënë dorëheqje pas zgjidhjeve të përgjithshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 21, 2017 04:10 Europe/Tirane
  • Macron urdhëron formimin e qeverisë së re të Francës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar kryeministrin Edouard Philippe për formimin e kabinetit në vend, i cili kishte dhënë dorëheqje pas zgjidhjeve të përgjithshme.

Pritet që Philippe sot në orën 18.00 të paraqes kabinetin e ri tek presidenti Macron. LREM-MoDem, aleanca e udhëhequr nga Lëvizja për Marsh Republikan e drejtuar nga Macron, duke fituar 350 deputetë prej gjithsej 577 deputetë në Kuvendin Kombëtar në raundin e dytë të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtur të dielën e kaluar arriti të fitojë shumicën. Sipas rezultateve të zgjedhje në vend, 424 kandidatë ishin zgjedhur për herë të parë në parlament dhe 75 për qind e parlamentit ishte "rinovuar". Aleanca LR-UDI-DVD e udhëhequr nga Partia Republikane (LR) e qendrës së djathtë, fitoi vetëm 137 deputetë, ndërsa aleanca nën udhëheqjen e Partisë Socialiste (PS) fitoi vetëm 45 deputetë. Partia e Frontit Nacional (FN) e ekstremit të djathtë fitoi vetëm 8 deputetë, ndërsa aleanca FI/PCF në të cilën gjendet lëvizja Franca e Papërkulur e majtistit ekstrem nën udhëheqjen Jean-Luc Melenchon, fitoi  27 deputetë.