Shpërthim në stacionin e trenave në Bruksel
Paniku ka përfshirë përsëri kryeqytetin belg, Bruksel, në stacionin qendror të trenave të këtij qyteti ka ndodhur një shpërthim tjetër. Policia belge ka raportuar se ka qëlluar sulmuesin i cili mbante të veshur një rrip eksplozivi në stacionin qendror.
Përmes një statusi në “Twitter”, policia belge njoftoi se incidenti që përfshinte vetëm një individ është vënë tashmë nën kontroll. Mediat lokale konfirmuan gjithashtu neutralizimin e këtij sulmi kamikaz. Dhjetëra makina të policisë rrethuan zonën dhe evakuuan pasagjerët në stacionin e trenave në mes një situate paniku. Vlen të theksohet se në mars të vitit 2016, 32 persona humbën jetën nga sulmet e kryera në aeroportin e Brukselit dhe në sistemin e metrove, sulme që u morën përsipër nga grupi terrorist ISIS.