Macron humb ministrat. Dorëhiqen ata të Mbrojtjes dhe Financave
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka humbur dy ministra të tjerë.
Pas ministres së Mbrojtjes, Sylvie Goulard, dorëheqjen e dhanë ministri i Drejtësisë, François Bayrou, dhe ministrja e Europës, Marielle de Sarnez. Bayrou, kreu i partisë së qendrës “MoDem”, aleate me “Republikën në marshim” të Macronit, përballet me një hetim pas pretendimeve se ka përdorur fondet e Bashkimit Europian për të paguar punonjësit e partisë. Edhe pse deklaroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, Bayrou nuk dha zyrtarisht shkaqe për dorëheqjen. As zëdhënësi i ekzekutivit nuk e shpjegoi më gjatë atë që po ndodh. “Gjithçka di është se bëhet fjalë për një zgjedhje personale. Megjithatë, një gjë është e sigurtë. Kjo thjeshton një situatë të ndërlikuar për të cilën edhe ju vet si media keni shtruar mjaft pyetje”, tha Christophe Castaner, zëdhënës i qeverisë në Francë.