Përleshje mes policisë dhe emigrantëve në kufirin me Francën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54138-përleshje_mes_policisë_dhe_emigrantëve_në_kufirin_me_francën
Policia italiane është përleshur me disa emigrantë në kufirin me Francën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 27, 2017 02:59 Europe/Tirane
  • Përleshje mes policisë dhe emigrantëve në kufirin me Francën

Policia italiane është përleshur me disa emigrantë në kufirin me Francën.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës 400 emigrantë janë përpjekur të kalojnë kufirin mes Francës dhe Italisë por janë përleshur me forcat e policisë italiane e cila ndaj tyre ka përdorur gaz lotsjellës. Përleshjet janë zhvilluar në qytetin Ventimiglia që ndodhet në afërsi të kufirit mes Italisë dhe Francës. Evropa që prej vitit 2005 po përjeton kushtet më të rënda për shkak të emigracionit. Për shkak të politikave të vendeve perëndimore Amerikës dhe aleatëve të tyre rajonalë si Arabia Saudite dhe Turqia në Lindjen e Mesme numri i emigrantëve që kërkojnë të futen në vendet perëndimore është shtuar tejmase.