Përleshje mes policisë dhe emigrantëve në kufirin me Francën
Policia italiane është përleshur me disa emigrantë në kufirin me Francën.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës 400 emigrantë janë përpjekur të kalojnë kufirin mes Francës dhe Italisë por janë përleshur me forcat e policisë italiane e cila ndaj tyre ka përdorur gaz lotsjellës. Përleshjet janë zhvilluar në qytetin Ventimiglia që ndodhet në afërsi të kufirit mes Italisë dhe Francës. Evropa që prej vitit 2005 po përjeton kushtet më të rënda për shkak të emigracionit. Për shkak të politikave të vendeve perëndimore Amerikës dhe aleatëve të tyre rajonalë si Arabia Saudite dhe Turqia në Lindjen e Mesme numri i emigrantëve që kërkojnë të futen në vendet perëndimore është shtuar tejmase.