Baza turke në Katar, mundësi apo kërcënim
Ministri i jashtëm i Turqisë në reagim ndaj kushteve të këshillit të bashkëpunimit të gjirit Persik për largimin e bazës turke nga Katari, tha se baza ushtarake e Turqisë në Katar nuk ka asnjë lidhje me Arabinë Saudite.
Mevlut Cavushoglu tha se Turqia dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje në bazë të së cilës Turqisë i lejohet të ndërtojë një bazë ushtarake në territorin e Katarit dhe në këtë mes Arabia Saudite duhet të respektojë marrëveshjet e vendeve të tjera. Shefi i diplomacisë turke tha se vendimi për bashkëpunim ushtarak është një vendim i autoriteteve të të dy vendeve dhe nuk ka aspak lidhje me Arabinë Saudite. Heqja dhe largimi i bazës ushtarake nga Katari është një prej 13 kushteve të vendosura nga vendet arabe për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Në këtë mes ajo çka ka tërhequr vëmendjen e medias është kërkesa e kreut të diplomacisë së Arabisë Saudite për largimin e bazës ushtarake të Turqisë nga Katari, ndaj së cilës ministri i jashtëm i Turqisë ka dhënë përgjigje të prerë dhe të qartë. Kërkesa e Arabisë Saudite për largimin e bazës ushtarake turke nga Katari ka ardhur pas vizitës së shkurtit të kaluar të Erdogan në Riad dhe pas vizitave vjetore të tij në Arabinë Saudite, vizita që kanë rezultuar me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe kontratave të ndryshme politike dhe ka ngritur larg marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit duke i çuar ato në marrëdhënie dhe bashkëpunime rajonale dhe strategjike. Mirëpo tani Arabia Saudite duke u mbështetur në zhvillimet rajonale ka ndërmarrë një anë tjetër të monedhës së politikave kundrejt Turqisë. Kjo anë e monedhës mund të tjetërsojë të gjithë besimin e krijuar më parë në bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare mes Arabisë Saudite dhe Turqisë. Sipas shumë analistëve përgjigjja aktuale që Turqia i ka dhënë Arabisë Saudite në kërkesën për largimin e bazës ushtarake nga Katari edhe pse për moment është në interes të Katarit, por në një situatë kur kushtet për të ardhmen janë të paqarta ekziston mundësia që të njëjtën përgjigje që Turqia sot i ka dhënë Arabisë Saudite, mund t’i japë edhe nesër Katarit. Turqia vitet e fundit ka bërë kthesë të madhe në politikën e jashtme sidomos në politikën e uljes në minimum të mosmarrëveshjeve me fqinjët. Këtë politikë Turqia e zëvendësoi me politikën e tensioneve me fqinjët si tensionet me Irakun dhe Sirinë. Për këtë shumë analistë kanë shumë dyshime mbi sjelljen dhe politikat e Turqisë në të ardhmen.