60 të zhdukur nga mbytja e anijes libiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54384-60_të_zhdukur_nga_mbytja_e_anijes_libiane
Rreth 60 persona dyshohet se janë mbytur në Detin Mesdhe pasi që të hënën anija me të cilën udhëtonin u përmbys në bregdetin e Libisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2017 17:19 Europe/Tirane
  • 60 të zhdukur nga mbytja e anijes libiane

Rreth 60 persona dyshohet se janë mbytur në Detin Mesdhe pasi që të hënën anija me të cilën udhëtonin u përmbys në bregdetin e Libisë.

Sipas disa të dhënave nga 140 deri në 150 pasagjerë, duke përfshirë edhe gra, kanë qenë duke lundruar me këtë anije, ku sipas disa dëshmive 80 të mbijetuar kanë shpëtuar, njofton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). IOM tha se 95768 emigrantë dhe refugjatë hynë në Evropë nga deti në vitin 2017.