Protesta për interpelancën e Trump në Amerikës
Me mijëra amerikanë kanë organizuar protesta në qytetet e ndryshme të këtij vendi dhe kanë mbështetur thirrjen në interpelancë të Donald Trump, presidentit të Amerikës.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se me mijëra qytetarë amerikanë të dielën kanë marrë pjesë në protestat e organizuara kundër Trump në qytete të ndryshme të shtetit të Kalifornisë dhe kanë kërkuar nga Kongresi i Amerikës që të thirr në interpelancë presidentin e këtij vendi. Vlen të theksohet se gjatë ditëve të kaluara janë organizuar disa protesta kundër Trump në qytete të ndryshme të shtetit të Kalifornisë. Protesta të ngjashme janë organizuar edhe në qendër të shtetit Teksas. Organizatorët e këtyre protestave kanë deklaruar se presidenti i Amerikës ka shkelur Kushtetutën e këtij vendi dhe po pengon zbatimin e drejtësisë. Kjo është në kohën kur disa burime informative kanë bërë të ditur se përfaqësuesit e Kongresit kanë përgatitur një plan për të thirrur në interpelancë presidentin Donald Trump.