Macron zhvillon bisedë telefonike me emirin e Katarin
Presidenti i Francës zhvilloi një bisedë telefonike me emirin e Katarit me të cilin diskutoi mbi krizën e krijuar mes Dohas dhe vendeve arabe.
Emanuel Macron dhe Tamim Bin Hamd Al Thani, në këtë bisedë telefonike diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale. Presidenti i Francës në këtë bisedë kërkoi uljen e tensioneve mes vendeve arabe dhe ftoi emirin e Katarit për një vizitë në Francë në fund të verës për të diskutuar mbi krizën aktuale në gjirin Persik. Në deklaratën e lëshuar nga presidenca franceze është theksuar se në takimin e grupit G-20 në Hamburg të Gjermanisë dhe gjatë vizitës së presidentit Donald Trump më 13 dhe 14 korrik në Francë do të diskutohet situata në rajonin e gjirit Persik.