Turqia kthehet në një vend njëpartiak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54750-turqia_kthehet_në_një_vend_njëpartiak
Kreu i partisë kryesore opozitare në parlamentin e Turqisë tha se pas grushtit të shtetit, qeveria e Ankarasë, Turqinë e ka kthyer në një vend njëpartiak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2017 12:37 Europe/Tirane
  • Turqia kthehet në një vend njëpartiak

Kreu i partisë kryesore opozitare në parlamentin e Turqisë tha se pas grushtit të shtetit, qeveria e Ankarasë, Turqinë e ka kthyer në një vend njëpartiak.

Qemal Kelicdaroglu, në ditën e 20-të të marshit Drejtësia tha se qeveria turke nuk duhet të jetë vetëm në shërbim të një partie por të 80 milion banorëve të vendit. Ai vuri në dukje se marshi Drejtësia do të vazhdojë deri në kohën kur qytetarët turq të kenë të drejtë të shprehen lirshëm. Ai marshin në fjalë e ka nisur në shenjë proteste ndaj arrestimit të Anis Barbaroglu i cili është dënuar nën akuzën e spiunazhit me 25 vjet heqje lirie. Bararoglu akuzohet se i ka dhënë një video gazetës Xhumhuriat të Turqisë në të cilën vihen re kamionë të shërbimit informativ turk që shkojnë në Siri të mbushur me armatime. Barbaroglu është i pari deputet i partisë Republika Popullore i cili është dënuar me burg për shkaqe politike. Në Turqi tashmë është kthyer në traditë arrestimi i kundërshtarëve dhe opozitarëve duke i akuzuar ata se janë implikuar në grushtin e shtetit të vitit 2016.