Intensifikimi i trazirave në Hamburg pas samitit të G20
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54960-intensifikimi_i_trazirave_në_hamburg_pas_samitit_të_g20
Protesta të dhunshme po vazhdojnë edhe në ditën e dytë të takimit të liderëve të G20 në Hamburg të Gjermanisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2017 14:23 Europe/Tirane
  • Intensifikimi i trazirave në Hamburg pas samitit të G20

Protesta të dhunshme po vazhdojnë edhe në ditën e dytë të takimit të liderëve të G20 në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, protestuesit të shtunën kanë sulmuar policinë si dhe kanë bllokuar rrugët dhe dyqanet në qytetin Hamburg. Protestat janë zhvilluar kryesisht në rajonin Shanzen Fertel, në afërsi të vendit ku po mbahet samiti i G20. Policia gjermane është përpjekur për ta marrë kontrollin ndaj dhunës nëpër rrugët e qytetit Hamburg, derisa liderët botërorë ishin në darkë së bashku dhe morën pjesë në një koncert të muzikës serioze, pas ditës së djeshme, ditës së parë të samitit të grupit G20. Tymi shihej në ajër mbi qytet, që ishte krijuar nga zjarret e shkaktuara nga një grup i vogël i radikalëve, që gjendeshin në mesin e afro 100 mijë protestuesve kundër globalizimit. Ata shkaktuan ndezjen e dhjetëra automobilave dhe barrikadave, derisa kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe liderët e tjerë, i dëgjonin tingujt e simfonisë së 9-të të kompozitorit Beethoven.