SHBA-Britani, marrëveshje tregtare post-Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55064-shba_britani_marrëveshje_tregtare_post_brexit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pret që së shpejti mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe të nënshkruhet një “marrëveshje e fuqishme” tregtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • SHBA-Britani, marrëveshje tregtare post-Brexit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pret që së shpejti mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe të nënshkruhet një “marrëveshje e fuqishme” tregtare.

Nga Hamburgu, ku po zhvillohet samiti i vendeve të G20-s, Trump tha gjithashtu se do të vizitojë Londrën dhe kur u pyet se kur do të ndodhë kjo, ai tha se do të caktohet së shpejti. Në bisedimet e zhvilluara kokë më kokë, Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May ranë dakord për t’i kushtuar vëmendje marrëveshjes tregtare post-Brexit, kanë deklaruar burime pranë qeverisë britanike. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, sipas të njëjtave burime, shprehu qartë bindjen e tij se Britania “do të lulëzojë” kur të ketë lënë Bashkimin Europian. Në takimin 50-minutësh, dy liderët u fokusuan pikërisht në bashkëpunimin dypalësh, duke e cilësuar diskutimin mes tyre si “shumë pozitiv”. Para takimit Trump e cilësoi si “shumë të veçantë” marrëdhënien me kryeministren May.