Rusia superiore kundrejt Amerikës në tregun e gazit në Evropë
Presidenti rus duke reaguar ndaj përpjekjeve anti-ruse të Amerikës në tregun evropian të gazit tha se gazi i eksportuar nga Rusia në Evropë për nga çmimi është konkurrent superior kundrejt gazit amerikan.
Vladimir Putin, tha se Amerika në çdo formë përpiqet të kufizojë perimetrin e tregut të konsumit të gazit rus në botë, mirëpo gazi i ngjeshur i Amerikës për tregun evropian, është shumë herë më i lartë në kosto sesa gazi i ngjeshur dhe i eksportuar nga Rusia. Sa i përket mbështetjes së tregtisë së lirë dhe të ndershme në fushën e ekonomisë për të cilën ka folur Donald Trump në samitin e G-20, presidenti Putin tha se Moska gjithashtu mbështet një rrjedhë të tillë vetëm më kushtin që të mos ketë ambicie politike. Presidenti rus tha se Moska nuk ka aspak dyshim se në këtë konkurrencë me Amerikën, është superiore. Vlen të theksohet se Amerika ka vendosur sanksione kundër partnerëve evropianë të Rusisë në projektin North Stream-2.