Amerika dislokon sistem kundër raketore në Lituani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55142-amerika_dislokon_sistem_kundër_raketore_në_lituani
Pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë, Amerika ka dislokuar një sistem kundër raketor "Patriot" në Lituani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2017 04:13 Europe/Tirane
  • Amerika dislokon sistem kundër raketore në Lituani

Pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë, Amerika ka dislokuar një sistem kundër raketor "Patriot" në Lituani.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ky sistem kundër raketor do të përdoret edhe në manovrën e Aleancës Veri-Atlantike (NATO) e cila do të fillojë nga sot (e martë) në këtë rajon. Kjo është hera e parë që ky sistem raketor i Amerikës dislokohet në një vend të rajonit Baltik, në afërsi të kufijve të Rusisë . Ndërkohë Moska zyrtare ka paralajmëruar shumë herë në lidhje me dislokimin e këtij sistemi raketor në afërsi të kufijve të saj. Vlen të theksohet se Lituani, Letonia dhe Estonia posedojnë vetëm raketa kundërajrore me rreze të mesme veprimi.