Presidenti i Qipros kërkon largimin e ushtarakëve turq nga ishulli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55168-presidenti_i_qipros_kërkon_largimin_e_ushtarakëve_turq_nga_ishulli
Nikos Anastasiadis, president i Qipros shprehu gatishmërinë për vazhdimin e negociatave për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve me palën turke të Qipros dhe tha se Turqia duhet të largojë trupat e saj nga Qipro.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2017 05:49 Europe/Tirane
  • Presidenti i Qipros kërkon largimin e ushtarakëve turq nga ishulli

Nikos Anastasiadis, president i Qipros shprehu gatishmërinë për vazhdimin e negociatave për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve me palën turke të Qipros dhe tha se Turqia duhet të largojë trupat e saj nga Qipro.

Në një fjalim të tij në Zvicër, presidenti qipriot tha se pjesa greke e Qipros është e gatshme të hyjë në bisedime me pjesën turke sipas standardeve dhe normave të caktuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB. Negociatat e fundit të ndërmjetësuara nga OKB, përfunduan pa asnjë rezultat më 7 korrik në Zvicër. Turqia në vitin 1974 pas grushtit të shtetit të palës greke, dërgoi trupa ushtarake në Qipro. Prania e këtyre trupave në pjesën turke të Qipros është një prej temave kryesore të bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së këtij vendi. Pjesa greke e Qipros, në vitin 2004 është anëtarësuar në Bashkimin Evropian.