BE miraton Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën
Njëzetetetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan formalisht Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën.
Ky është hapi i fundit në procesin e ratifikimit dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 shtator. Marrëveshja historike, fillimisht, është planifikuar të nënshkruhet në nëntor të vitit 2013. Por, presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është tërhequr nga ajo, nën presionin e Moskës. Ky veprim ka shkaktuar protesta masive, të cilat e kanë detyruar Yanukovychin të ikë nga pushteti në shkurt të vitit 2014. Rusia është përgjigjur pastaj me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë. Ukraina ka vendosur zyrtarisht anëtarësimin në NATO si një objektiv kyç të politikës së jashtme, duke përmbysur statusin e deri më tanishëm të vendit të “pa angazhuar” të miratuar nga qeveria e mëparshme. Ndryshimet në ligjin kryesor të Ukrainës që lidhet me sigurinë janë nënshktruiar nga Presidenti Petro Poroshenko të enjten dhe zyrtarisht hyri në fuqi të dielën. Amendamenti, i cili u botua në gazetën zyrtare të Ukrainës “Rada Golos Ukrainy” (Zëri i Ukrainës), e bën hyrjen në “sferën e sigurisë euroatlantike … me qëllim që të bëhet anëtare e Organizatës së Atlantikut Verior” si prioritet kryesor. Poroshenko, i cili ka udhëheq vendin që prej rrëzimit nga pushteti të presidentit pro rus Viktor Janukoviç në vitin 2014, shkroi në Facebook se “rrjedhja e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, tani është e qartë si një nga prioritetet kryesore për politikën e qeverisë”. Ky ndryshim u mbështet nga 276 prej 450 ligjvënësve në Rada Verkhovna më 8 qershor. Autorët e draftit pohuan se anëtarësimi në NATO do të ndihmojë Ukrainën “të forcojë sigurinë kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe “të ndalojë agresionin rus”. Para vitit 2014, Ukraina ishte e angazhuar për një status jo të përafërt, që do të thotë se vendi ishte abstenues për t’u përfshirë në aleanca ushtarake. Megjithatë, gjërat ndryshuan në mënyrë dramatike pas rrëzimit të qeverisë pro-ruse në atë që Rusia e konsideroi “grusht shteti”, teksa qeveria e re ndërmori një kurs pro-perëndimor me mbështetje të fuqishme të administratës Obama. Presidenti i Ukrainës ka njoftuar për nënshkrimin e ligjit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, Petro Poroshenko, president i Ukrainës, ka thënë se anëtarësimin e vendit të tij në NATO është një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë ukrainase. Poroshenko ka shtuar se qeveria e Ukrainës beson se do të jetë e gatshme të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim në NATO. Më parë, Parlamenti ukrainas i hapi rrugë anëtarësimit të vendit në Aleancën Atlantike, duke shfuqizuar një ligj që i jepte Kievit statusin e neutralitetit mes Lindjes dhe Perëndimit. Lëvizja është kritikuar ashpër nga Rusia. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e cilësoi atë si nxitëse tensionesh të reja në vend.