John Kerry shpreh keqardhje për dëbimin e mjekut iranian nga Amerika
Ish-sekretari amerikan i shtetit ka shpreh keqardhje për ngjarjen që i ndodhi mjekut iranian dhe dëbimin e tij nga Amerika.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Mohsen Dahnavi, mjeku dhe studiuesi iranian në fushën e sëmundjeve kancerioze, të hënën në mbrëmje së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, arriti në aeroportin Logan të qytetit Boston të Amerikës, mirëpo u arrestua nga policët e drejtorisë për emigracion. John Kerry, ish-sekretari amerikan i shtetit, të mërkurën në faqen e tij rrjetin social Twitter ka shkruar: "Është e dhimbshme që një mjek vije në Amerikë për të shpëtuar jetën e njerëzve të tjerë, mirëpo i ndodhë një ngjarje e tillë në aeroport". Sipas mediave amerikane, ky mjek dhe studiues iranian së bashku me familjen e tij është kthyer në Iran. Disa media kanë thënë se shkaku i kësaj ngjarje është dekreti i presidentit amerikan Donal Trump dhe zbatimi i një pjesë të tij pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Amerikës. Zëdhënësi i spitalit të fëmijëve në Boston ka shprehur keqardhje për humbjen e rastit të punësimit të Profesor Dahnavi nga ky spital dhe deklaroi: "Amerika me këtë veprim e ka kuptuar shumë mirë se deri në çfarë mase është zhytur në politikat kundër emigracionit dhe çfarë humbje po pëson.