Vankover: Protesta kundër pranisë së familjes së Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55324-vankover_protesta_kundër_pranisë_së_familjes_së_trump
Në Vankover të Kanadasë janë organizuar protesta kundër pranisë së familjes së presidentit amerikan Donald Trump.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 13, 2017 06:09 Europe/Tirane
  • Vankover: Protesta kundër pranisë së familjes së Trump

Në Vankover të Kanadasë janë organizuar protesta kundër pranisë së familjes së presidentit amerikan Donald Trump.

Familja e presidentit amerikan ka udhëtuar në qytetin Vankover për të përuruar hotelin Trump të hapur në këtë qytet. Që nga koha kur Donald Trump është zgjedhur në postin e presidentit, familja e tij ka nisur shtrirjen e aktiviteteve ekonomike në vende të tjera si Uruguai, Irlanda dhe Emiratet. Aktivitetet ekonomike të familjes së Trump, kanë ngjallur kritika të shumta ndaj presidentit amerikan. Aktivitetet ekonomike të presidentit amerikan, kanë krijuar dilema mbi neglizhencën e punës së Donald Trump në postin e presidentit dhe shfrytëzimin e pozitës politike të tij nga familja për interesa personale.