Shpërthime në zonën ushtarake të Turqisë pranë Sirisë
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një zonë ushtarake në provincën jugore të Turqisë Kilis, pranë kufirit me Sirinë, duke shkaktuar shpërthime të vogla, ndërsa u përhap në një depo të afërt të municioneve, raportojnë mediat.
Sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit të provincës, zjarri shpërtheu në një bazë ushtarake të përkohshme në periferi të provincës jug-qendrore për shkaqe ende të panjohura herët të enjten. Zjarri shkaktoi tym të zi mbi vendin, i cili ndodhet rreth dy kilometra nga një zonë industriale pranë kryeqytetit krahinor Kilis. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, zjarri gjithashtu shkaktoi shpërthime të vogla pasi arriti pranë një depoje të afërt të municioneve, ku 10 ushtarë pësuan lëndime të lehta Incidenti ndaloi trafikun në një autostradë në zonë ndërsa zjarrfikësit u përpoqën për të shuar flakët e ndezura pavarësisht shpërthimeve.