BE i jep Hungarisë ultimatum për ligjin e arsimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55346-be_i_jep_hungarisë_ultimatum_për_ligjin_e_arsimit
Bashkimi Evropian i ka dhënë Hungarisë një muaj kohë për t’i adresuar shqetësimet për një ligj të arsimit, i cili thuhet se është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 13, 2017 12:49 Europe/Tirane
  • BE i jep Hungarisë ultimatum për ligjin e arsimit

Bashkimi Evropian i ka dhënë Hungarisë një muaj kohë për t’i adresuar shqetësimet për një ligj të arsimit, i cili thuhet se është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

Nëse Budapesti nuk vepron, blloku do të procedojë me masa ligjore, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans. Në muajin prill, Hungaria ka miratuar një ligj, i cili, sipas kritikëve, ka për qëllim mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest. Ky universitet financohet nga filantropisti George Soros, ndërsa nga mbështetësit e kryeministrit hungarez, Victor Orban, shihet si bastion i opozitës liberale. Në bazë të ligjit, universitetet e huaja duhet të kenë kampus dhe të ofrojnë kurse të ngjashme në vendin e tyre të origjinës. “Presim një reagim të autoriteteve hungareze brenda një muaji”, tha Timmermans. “Nëse përgjigjja nuk është e kënaqshme, Komisioni mund të vendosë të shkojë në gjykatë”, tha ai.