Macron pret Trumpin në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55354-macron_pret_trumpin_në_paris
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka arritur në ndërtesën historike Invalides në Paris, në të cilën gjendet varri i Napoleon Bonapartës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 13, 2017 16:25 Europe/Tirane
  • Macron pret Trumpin në Paris

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka arritur në ndërtesën historike Invalides në Paris, në të cilën gjendet varri i Napoleon Bonapartës.

Ai është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Trump do të qëndrojë në Paris për të shënuar ditën Bastille, më 14 korrik, e cila njihet si festë kombëtare në Francë. Po ashtu do të shënohet edhe 100 vjetori i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore. Të dy do të mbajnë një konferencë për media më vonë gjatë ditës.