Në afërsi të brigjeve të Libisë shpëtohen 140 emigrantë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55396-në_afërsi_të_brigjeve_të_libisë_shpëtohen_140_emigrantë
Së paku 140 emigrantë afrikanë janë shpëtuar afër bregut të Libisë, njoftuan të premten nga flota libiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2017 06:59 Europe/Tirane
  • Në afërsi të brigjeve të Libisë shpëtohen 140 emigrantë

Së paku 140 emigrantë afrikanë janë shpëtuar afër bregut të Libisë, njoftuan të premten nga flota libiane.

Ekipet e sigurimi shpëtuan emigrantët gjatë kontrollit rutinor të rojës bregdetare”, tha koloneli Ayoub Qassem, zëdhënës i marinës, dhe shtoi se operacioni u zhvillua në bregdetin Sabrathe, në perëndim të Tripolit. Më herët gjatë këtij muaji në bregun Garabulli, në lindje të Tripolit, po ashtu u shpëtuan 80 emigrantë afrikanë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) rreth 1.800 emigrantë humbën jetën në Detin Mesdhe që nga fillimi i vitit 2017.