Arrestohet një person pas sulmeve me acid në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55400-arrestohet_një_person_pas_sulmeve_me_acid_në_londër
Policia e Britanisë së Madhe ka arrestuar një person të moshës së re, pas disa sulmeve me acid në verilindje të Londrës, nga të cilat një person është lënduar rëndë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2017 07:08 Europe/Tirane
  • Arrestohet një person pas sulmeve me acid në Londër

Policia e Britanisë së Madhe ka arrestuar një person të moshës së re, pas disa sulmeve me acid në verilindje të Londrës, nga të cilat një person është lënduar rëndë.

Policia ka thënë se sulmet kanë nisur në orët e vona të së enjtes. Dy burra në një motoçikletë kanë hedhur acid drejt ngasësit të një motoçiklete tjetër dhe më pas i kanë marrë mjetin, ka thënë policia. Katër sulme të ngjashme janë raportuar brenda 90 minutave. Policia ka thënë se e kanë ndaluar një person të dyshuar dhe janë duke hetuar mundësinë që rastet të jenë të lidhura.