Protesta kundër Trump dhe Macron në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55412-protesta_kundër_trump_dhe_macron_në_paris
Qindra qytetarë francezë në Ditën Kombëtare të Francës kanë organizuar protesta për të kundërshtuar politikat e luftës të presidentit amerikan dhe qeverisë franceze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2017 14:27 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Trump dhe Macron në Paris

Qindra qytetarë francezë në Ditën Kombëtare të Francës kanë organizuar protesta për të kundërshtuar politikat e luftës të presidentit amerikan dhe qeverisë franceze.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, këto protesta janë organizuar pas ceremonisë së paradës së forcave të armatosura me rastin e 14 korrikut, Ditës kombëtare të Francës në sheshin Clishy në Paris. Protestuesit përveç se kanë thirrur parulla kundër luftës, në duar kanë mbajtur edhe mbishkrime  si “Në emër të humanizmit, luftojmë kundër fashizmit dhe kapitalizmit”. Presidenti francez me rastin e Ditës Kombëtare të Francës kishte ftuar edhe homologun e tij amerikan Donald Trump.