Grat aktiviste protestojnë kundër presidentit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55526-grat_aktiviste_protestojnë_kundër_presidentit_të_amerikës
Gjatë lojërave të golfit për gra në një kompleks sportiv të Donald Trump, presidentit të Amerikës, një grup i grave kanë protestuar dhe kanë hedhur slogane kundër Trump duke kërkuar shkarkimin e tij nga presidenca e SHBA.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 17, 2017 08:36 Europe/Tirane
  • Grat aktiviste protestojnë kundër presidentit të Amerikës

Gjatë lojërave të golfit për gra në një kompleks sportiv të Donald Trump, presidentit të Amerikës, një grup i grave kanë protestuar dhe kanë hedhur slogane kundër Trump duke kërkuar shkarkimin e tij nga presidenca e SHBA.

Faqja informative "Golf Channel" njoftoi se grat protestuese në këtë tubim të zhvilluar të dielën në kompleksin sportiv në New Xhersi, kanë protestuar kundër sjelljes ofenduese dhe diskriminuese të Donald Trump ndaj grave. Grat në këtë tubim kishin veshur bluza mbi të cilat shkruhej "Largojeni Trumpin me prirje kundër femrave". Protestuesit gjatë këtij tubimi kanë arritur të afrohen deri pranë vendit ku ndodhej Donald Trump dhe kanë protestuar para syve të tij. Kjo protestë ishte organizuar nga një grup që vepron për mbrojtjen e të drejtave të grave me emrin "Ultraviolent". Vlen të theksohet se gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës në vitin 2016, mediat amerikane publikuan një video në të cilën Trump flet në mënyrë ofenduese kundër grave.