Turqi: Arrestohen 115 persona të akuzuar për grushtin e shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55538-turqi_arrestohen_115_persona_të_akuzuar_për_grushtin_e_shtetit
Vetëm disa ditë nga përkujtimorja e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në këtë vend janë arrestuar 115 persona të akuzuar për këtë çështje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 17, 2017 07:12 Europe/Tirane
  • Turqi: Arrestohen 115 persona të akuzuar për grushtin e shtetit

Vetëm disa ditë nga përkujtimorja e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në këtë vend janë arrestuar 115 persona të akuzuar për këtë çështje.

Shumica e personave që janë tregtarë, gazetarë dhe punonjës të spitaleve janë arrestuar në zonat verilindore të Turqisë. Personat në fjalë kanë përdorur aplikacionin ByLock që sipas autoriteteve turke është përdorur nga autorët që kanë projektuar grushtin e shtetit. Grushti i dështuar i shtetit në Turqi, është bërë shkak për arrestimin e 50 mijë personave dhe dëbimin nga puna të 150 mijë të tjerëve.