Sot nis rrethi formal i bisedimeve për Brexit-in
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55560-sot_nis_rrethi_formal_i_bisedimeve_për_brexit_in
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nisin sot në Bruksel rrethin formal të negociatave për kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 17, 2017 13:42 Europe/Tirane
  • Sot nis rrethi formal i bisedimeve për Brexit-in

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nisin sot në Bruksel rrethin formal të negociatave për kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja.

Sekretari britanik i Brexit-it, David Davis, do të takojë homologun e BE-së, Michel Barnier, për katër ditë bisedime. Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet – me ose pa marrëveshje – më 30 mars të vitit 2019. Në tryezë janë shumë çështje të vështira, përfshirë të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit-it. Janë rreth 3 milionë shtetas të BE-së në Britani dhe rreth 1.5 milion shtetas britanikë në 27 vendet e tjera të BE-së. Palët do të diskutojnë po ashtu koston e daljes së Britanisë nga blloku.