Britania mund të "mbijetojë" edhe pa BE-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55758-britania_mund_të_mbijetojë_edhe_pa_be_në
Marrëveshja e tregtisë në mes të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian duhet të jetë “ një nga marrëveshjet më të lehta në histori” për t’u arritur, ka thënë ministri i Tregtisë në Britani, Liam Fox.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2017 14:23 Europe/Tirane
  • Britania mund të

Marrëveshja e tregtisë në mes të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian duhet të jetë “ një nga marrëveshjet më të lehta në histori” për t’u arritur, ka thënë ministri i Tregtisë në Britani, Liam Fox.

Fox ka thënë se Britania dhe BE-ja kanë rregullore të ngjashme për këtë çështje. “Arsyeja e vetme pse ne nuk kemi ardhur tek një marrëveshje e hapur dhe e lirë, ka qenë sepse politika është përfshirë në rrugën e ekonomisë”, ka thënë Fox. Negociatorët e Britanisë së Madhe dhe BE-së, pritet që sot të flasin se si ka shkuar raundi i parë i takimeve. Fox ka thënë se Britania mund “ të mbijetojë”, pas Brexitit edhe pa një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në.