Kritikat e Trump, Sesions i injoron me diplomaci
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55776-kritikat_e_trump_sesions_i_injoron_me_diplomaci
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Xhef Sessions tha se nuk ka ndërmend që të lërë detyrën pavarësisht komenteve të Presidentit Donald Trump se do të kishte zgjedhur dikë tjetër po ta dinte se Sessions do të hiqte dorë nga hetimi për Rusinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2017 03:14 Europe/Tirane
  • Kritikat e Trump, Sesions i injoron me diplomaci

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Xhef Sessions tha se nuk ka ndërmend që të lërë detyrën pavarësisht komenteve të Presidentit Donald Trump se do të kishte zgjedhur dikë tjetër po ta dinte se Sessions do të hiqte dorë nga hetimi për Rusinë.

"Ne që punojmë në Departamentin e Drejtësisë do të vazhdojmë të punojmë fort çdo ditë për t’i shërbyer interesit kombëtar dhe sigurisht që i bashkohemi prioriteteve të Presidentit. Ne e duam punën tonë, këtë Departament dhe unë planifikoj që të vazhdoj ta bëjë këtë për aq kohë sa është e përshtatshme”, deklaroi ai. Reagimi i Sesion erdhi pasi në një intervistë për “New York Times”, Presidenti Trump vuri në dyshim vendimin e tij për të emëruar Prokuror të Përgjithshëm republikanin nga Alabama, i cili ishte senatori i parë që e mbështeti në rrugën drejt Presidencës.  Trump tha se Sessions e refuzoi hetimin pasi mori detyrën dhe kjo s'është e drejtë. Sessions hoqi dorë nga hetimi për Rusinë për të shmangur konfliktin e interesit, pasi si pjesë e fushatës Trump ishte takuar me ambasadorin rus.  I pyetur nga reporterët si do të vazhdojë të shërbejë si Prokuror i Përgjithshëm pa mbështetjen e Presidentit, Session u përgjigj se është duke shërbyer dhe se mund të drejtojë Departamentin në mënyrë shumë efektive.