Hungaria frenon BE-në, Orban mbështet hapur Poloninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55892-hungaria_frenon_be_në_orban_mbështet_hapur_poloninë
Ndërsa BE kërcënon Poloninë me sanksione deri në pezullim të të drejtës së votës, për vënien nën kontroll të gjyqësorit, djali tjetër plangprishës i Unionit del me shpejtësi në krah të Varshavës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2017 16:30 Europe/Tirane
  • Hungaria frenon BE-në, Orban mbështet hapur Poloninë

Ndërsa BE kërcënon Poloninë me sanksione deri në pezullim të të drejtës së votës, për vënien nën kontroll të gjyqësorit, djali tjetër plangprishës i Unionit del me shpejtësi në krah të Varshavës.

 Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se Budapesti do të luftojë në mbrojtje të Polonisë, madje bëri thirrje për qeverisje patriotike kundër Brukselit. "Për hir të interesit tonë kombëtar, për hir të interesit të Evropës dhe Polonisë, ne duhet të bëjmë të qartë se ofensivat inkuizitore ndaj Polonisë nuk do të kenë kurrë sukses, sepse Hungaria do të përdorë çdo opsion ligjor për ti ndalur", tha kryeministri hungarez Orban. Duke cilësuar zëvendës-presidentin e KE-së, Frans Timmermans një kryeinkuizitor, Orban luajti sërish me kartën antiemgracion dhe tha se pyetja më e rëndësishme pas disa dekadash, do të jetë, 'a do të ketë më evropianë në Evropë?'. Mbështetja e Hungarisë është mjaft e vlefshme për Poloninë, pasi zhvlerëson tej mase kërcënimet e Brukselit. Megjithatë, që më herët, duke miratuar ligjet që i japin qeverisë kontrollin e gjyqsorit, Varvasha kishte treguar vendosmërinë e saj, pavarësisht kritika Polonia është një hap më pranë heqjes së të drejtës së votës nga Bashkimi Europianm, pas dritës jeshile që senati i saj i dha të shtunën projektligjit polemizues, i cili rrezikon të minojë seriozisht pavarësinë e gjyqësorit. Legjislacioni i kthyer në shkëndijën e protestave masive anembanë vendit, mund të detyrojë largimin e të gjithë pjestarëve të gjykatës së lartë, me përjashtimin e atyre që do të vendosë t`i mbajë presidenti polak. Plani i Varshavës zyrtare e tërboi BE-në dhe të mërkurën, Komisioni Europian paralajmëroi me masa të paaplikuara ndonjëherë më parë ndaj një shteti anëtar, nëse partia polake në pushtet “Ligj dhe Drejtësi”, nuk hiqte dorë nga propozimi i saj. Por as kërcënimi i bllokut, e as vërshimi i njerëzve nëpër rrugë, nuk e ndaluan senatin e kontrolluar prej saj, që të aprovonte nismën në një seancë të lodhshme, gati 16 orëshe. Për t’u kthyer në ligj, tani asaj i nevojitet firma e  presidentit Andrzej Duda. Vëzhguesit thonë se nënshkrimi i kreut të shtetit është mëse i sigurtë. Kritikët nuk kanë mundur ta ndalojnë procesin që varros, sipas tyre, pavarësinë e organeve juridike dhe argumenti i dhënë  për shkeljen e drejtësisë dhe parimeve të ndarjes së pushtetit, nuk ka dhënë asnjë rezultat. Nëse Komisioni Europian e zbaton kërcënimin duke aktivizuar nenin 7 të marrëveshjes së BE-së, dëmi i imazhit do të ishte i jashtëzakonshëm, megjithëse  aleati i Jarosllav Kaczynskit, Viktor Orban, me veton e tij mund ta ndryshonte rrjedhën e votimit në Këshillin e BE-së. Me kosto të lartë do të ishte kryesisht procedura e shkeljes së marrëveshjes, për të cilën mund të vendosen gjoba, e kësaj mase mund t’i shtohet edhe shkurtimi i subvencioneve agrare.